Policia ka ndalur një person në fshatin Shushie të Istogut, pasi që i njëjti kishte ngarkuar në traktorin e tij rreth 2-3 metra dru për të cilat nuk kishte dokumente përkatëse dhe i kishte prerë në mënyrë ilegale.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:40.
Siç merr vesh gazeta, për rastin janë njoftuar edhe autoritetet pyjore. Ndërkohë, drutë dhe traktori janë sekuestruar.
Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/