image "Po të pres..."/ Polici në Gjakovë u kërcënua me vrasje për shkak të një gjobe

Siguri

“Po të pres…”/ Polici në Gjakovë u kërcënua me vrasje për shkak të një gjobe

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar policor në Gjakovë është kërcënuar me vrasje, përmes rrjetit social “Whatsapp”, nga një person i dyshuar, para dy ditësh.

Motivi i gjithë ngjarjes dyshohet të jetë një gjobë, që zyrtari policor ia kishte shqiptuar një familjari të të dyshuarit.

I dyshuari e kishte caktuar një vendtakim dhe përmes mesazheve i kishte thënë zyrtarit policor se është duke e pritur aty.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin Policia e Gjakovës dhe kanë njoftuar se e kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpi dhe lokacione të tjera por i njëjti nuk është gjetur.

/GazetaSinjali/