image Po sillte 800 kg speca nga Serbia, arrestohet një person në Kamenicë

Siguri

Po sillte 800 kg speca nga Serbia, arrestohet një person në Kamenicë

news image

Një person në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës është ndalur nga policia, pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bënë të ditur se personi që është ndaluar, dyshohet se 800 kg speca i ka sjellur nga Serbia.

Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00  në fshatin Koretin të Kamenicës. /GazetaSinjali/