Një ish-oficer i intelegjencës ushtarake të Britanisë është gjetur i vdekur në rrugë afër apartamentit të tij në Stamboll.
Policia turke njoftoi se trupi i ish-oficerit të Shërbimit Sekret të Intelegjencës (MI6), James Gustaf Edward Le Mesurier, u gjet në orët e hershme të mëngjesit në qarkun Beyoğlu nga kalimtarët që po shkonin në xhami për të falur namazin e mëngjesit.
Policia dhe ndihmësit e tyre arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi morën thirrjen. Ata fillimisht nuk gjetën asgjë në posedim të tij për të identifikuar personin që më vonë u zbulua se ishte Le Mesurier.
Përderisa policia dyshon se shkaku i vdekjes ishte rënia nga lartësia, hetimi ende vazhdon.
Në deklaratën e saj, bashkëshortja e ish-oficerit britanik tha se burri i saj kohët e fundit merrte pilula për gjumë dhe medikamente psikiatrike për shkak të çrregullimit të stresit. Ajo po ashtu tha se incidenti ka ndodhur herët në mëngjes përderisa ajo ishte duke fjetur.
Le Mesurier ishte edhe themelues i një agjencise siriane të mbrojtjes civile.