image “Po shkon rrugës të Rugovës”, momenti kur i moshuari lavdëron Osmanin

Sociale

“Po shkon rrugës të Rugovës”, momenti kur i moshuari lavdëron Osmanin

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dje gjatë ditës ka vizituar qytetin e Istogut, vizitë kjo nga ku publikoi edhe disa pamje. Por, s’ishte e vetmja që na tregoi pak nga kjo vizitë.

Edhe Këshilltarja e saj, Egnesa Vitia, ka publikuar pamje nga vizita në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog, ku u shoqërua nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Aty shihet një i moshuar që i drejtohet Osmanit, duke i thënë se po shkon rrugës së Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.

“Ju falenderojmë shumë se po shkon rrugës së Rugovës, shumë faleminderit, shumë faleminderit prej juve”, dëgjohet duke thënë i moshuari.

/GazetaSinjali/