image Po rraheshin mes vete dy persona në Gjilan, theret me thikë një tjetër që tentoi t'i ndante

Kosovë

Policia/ Po rraheshin mes vete dy persona në Gjilan, theret me thikë një tjetër që tentoi t’i ndante

news image

Dy persona të cilët po përlesheshin mes vete, janë arrestuar në Gjilan pasi therën aksidentalisht një person i cili po tentonte t’i ndante.

Sipas raportit policor, personi i tretë është lënduar nga arma e ftohtë e cila po përdorej në përleshjen e dy personave.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/