Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjilan një person që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.
I dyshuari B.A, ( i lindur më 1980) u kap derisa ishte në një kafeteri të këtij qyteti.
I njëjti ishte dënuar me burg efektiv 1 vit e 6 muaj, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.