Një fëmijë është lënduar rëndë dje në fshatin Muradem të Prizrenit, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, fëmija fillimisht ishte dërguar nga babai i tij në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Këto burime njoftojnë se prindi i fëmijës ka deklaruar se deri te lëndimi ka ardhur pasi djali i tij ishte duke bartur ushqim për bagëtitë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, viktima po trajtohet në QKUK në Prishtinë.
Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.