image Po i bartte me kamion 7 migrantë nga Bangladeshi, arrestohet turku në Han të Elezit

Kosovë

Kontrabandim/ Po i bartte me kamion 7 migrantë nga Bangladeshi, arrestohet turku në Han të Elezit

news image

Policia e Kosovës dje rreth orës 09:30 e ka arrestuar një shtetas të Turqisë për kontrabandim me migrantë.

Siç njofton Policia, në rimorkion e kamionit të turkut janë gjetur 7 migrantë nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar.

“SPK Hani Elezit 15.02.2020 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij, në rimorkion janë gjetur shtatë persona (migrantë) nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit, prokurori ka dhënë urdhër që turku të dërgohet në mbajtje. Ndërkohë Policia po e heton rastin. /Gazeta Sinjali/