image "Po, është një dedikim" - Alban Ramosaj flet për këngën e re

Showbiz/ “Po, është një dedikim” – Alban Ramosaj flet për këngën e re

news image

Alban Ramosaj është një ndër këngëtarët më të pëlqyer jo vetëm për nga pamja fizike por edhe për punën e tij.
Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “T’kom dasht”, e cila u pëlqye nga fansat e tij. Pjesëmarrja e Aurela Hoxhës ia shtoi  bukurinë klipit  dhe materiali doli  i shkëlqyer.

Ramosaj tregoi pse zgjodhi të përfshinte Aurelën. Ndër të tjera Alnbani tha se  bukuroshja e kishte ndihmuar duke i  dhënë disa ide që atij iu dukën me vend, dhe kështu mendoi që Aurela të ishte pjesë e klipit.

Tashmë dihet  miqësia e tyre e ngushtë së bashku dhe pikërisht kjo, si dhe imazhi i bukur i saj, sollën një bashkëpunim të frutshëm.

Kënga e Albanit është  parë nga fansat si një dedikim nga ana e artistit për dikë , por Albani  nuk pohoi asgjë  të tillë duke thënë se është dedikim për këdo.

“Përderisa publiku mund t’ja kushtojë kujtdo këtë këngë, atëhere po, është një dedikim”, ka përfunduar këngëtari i njohur. Albani ka theksuar se tashmë i ka syte drejt  tregut ndërkombëtar./Gazeta Sinjali/