image Po e kërkonte e gjithë Evropa, por Barcelona e bleu pa dëshirën e trajnerit

Futboll

Sport/ Po e kërkonte e gjithë Evropa, por Barcelona e bleu pa dëshirën e trajnerit

news image

Ishte një nënshkrim i kushtueshëm. E donte gjysma e Europës, por Barcelona ishte ajo, që i siguroi shërbimet e tij. Në fakt, Frenkie de Jong ishte përforcimi i parë i shkëlqyeshëm i sezonit 2019-2020.

Më 24 janar, nënshkrimi i mesfushorit holandez me Barcelonën u bë zyrtar për pesë sezone, deri në vitin 2024. Kostoja e transferimit të ish-talentit të Ajax arriti në 75 milionë euro, plus 11 milionë në formë bonusesh.

Muaj më vonë, De Jong u bashkua me ekipin katalanas. Ai është përshtatur mirë, ndërsa performanca e tij në fushë nuk diskutohet.

Sidoqoftë, sot ka plasur dalë dritë një lajm i fortë nga Holanda. Gazeta “De Telegraaf” ka bërë të ditur se Barcelona nënshkroi me De Jong kundër vullnetit të trajnerit Valverde.

Ky zbulim del në dritë një javë pasi Ajax u eliminua nga Champions, lajm që është pritur shumë keq në vendin e origjinës së De Jong.

Kjo media e njohur holandeze nënvizon se De Jong iu afrua vetë Barcelonës: “Mesfushori u dashurua me emrin e madh dhe statusin e klubit katalanas, shto këtu faktin se atje luante një emër i madh si Messi”.

Më tej, pasi zbuloi mosdakordësinë e tij për mesfushorin në fjalë, “De Telegraaf” kritikon mënyrën se si Valverde po e përdor De Jong në fushë: “Ai refuzon të lejojë që De Jong të tregojë fuqitë e tij si një mesfushor mbrojtës, si një “6”, ose në një rol nga e majta. Mos harroni se me këtë qasje taktike, ai nuk është aq dominues, nuk shfaqet në skenë sa tek Ajax”.

Mediumi i lartpërmendur kujton lëvizjet e Thomas Tuchel dhe Pep Guardiolës, në përpjekje për ta marrë lojtarin në ekipet e tyre përkatëse. Tuchel e ftoi De Jong në Paris, ndërsa Guardiola në Manchester.

Të dy e panë atë si një përforcim të rëndësishëm, madje biseduan me lojtarin për rolin e tij në ekipet përkatëse, PSG dhe Manchester City.