Zgjedhjet e parakohshme që janë duke u mbajtur sot, kanë shkaktuar interesim të madh te qytetarët.
Për dallim nga orët e paradites, pasdite qytetarët po presin në radhë për të votuar. Po ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit ka kolona të shkaktuara nga veturat e shumta.
Ndërsa vërehet një fluks i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të votuar.
Kështu numër i madh i qytetarëve shihen në qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë dhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”.
Vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00.