Aty ku në fakt pastërtia do të duhej të mbizotëronte, është mbushur plot bërllok. Po flasim për një lumë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një lexues i Gazetës Sinjali nga fshati Budrikë e Epërme afër Zhegrës, ka dërguar disa fotografi ku shihet gjendja e lumit Morava e Binçës.
Nuk janë të rralla rastet kur liqenet e lumenjtë e Kosovës shihen të ndotur me mbeturina të ndryshme.