image Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina në Shajkoc të Podujevës, kompania e pastrimit po i neglizhon

Sociale

Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina në Shajkoc të Podujevës, kompania e pastrimit po i neglizhon

news image

Mbeturina të shpërndara gjithandej rrugëve janë pamje të cilat shpesh i hasim në fshatra apo qytete të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Mos largimi me kohë i mbetjeve ka ngjallë reagime edhe nga ana e banorëve, të fshatit Shajkoc, të komunës së Podujevës, ku këta të fundit bëjnë të ditur se kontejnerët me mbeturina nuk janë mbledhur që dy javë nga Kompania “Pastrimi”, e cila menaxhon më këtë problem.

Kështu, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga fshati Shajkoc i kësaj komune, ku shihen kontejnerët e bërllokut afër shtëpive. Banorët ankohen sepse mbeturinat nuk mblidhen në kohë dhe qëndrojnë për ditë të tëra në rrugë.

Burimet për Sinjalin, bëjnë të ditur se kanë telefonuar Kompaninë e Pastrimit dhe iu është premtuar se ato do të mblidhen të dielën, por, ende kompania përgjegjëse nuk ka ndërmarr diçka.

Sinjalizuesi i bën thirrje Komunës së Podujevës, që sa me shpejt të zgjidhet ky problem.

/GazetaSinjali/