image "Toka nuk është një shpuzore", qytetarët mbushin me cigare një pjesë të rrugës në Prishtinë

Sociale

“Toka nuk është një shpuzore”, qytetarët mbushin me cigare një pjesë të rrugës në Prishtinë

news image

Mbeturinat janë një nga problemet kryesore me të cilat qytetarët e kryeqytetit përballen çdo ditë e për vite me radhë. Ky problem ua vështirëson goxha shumë jetën, për të cilin raportojnë pothuajse çdo ditë me shpresë që do t’iu bëhet një zgjidhje.

Mbeturinat në Prishtinë nuk i gjen vetëm në rrugica e afër koshave të tyre, por edhe në rrugë kryesore.

Te semaforat në afërsi të Stacionit të Autobusëve ndalesa që ndan dy korsit është mbushur me plastikë, letër e dhjetëra cigare të hedhura pas konsumimit.

Kjo vepër e disa qytetarëve po dënohet tejet ashpër nga pjesa tjetër e tyre që shqetësohen për ambientin ku jetojnë.

Foto: Ju flet Prishtina

/GazetaSinjali/