Në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, derisa mijëra njerëz ishin pjesëmarrës në një manifestim tradicional në tyrben “Pulë”, ka ndodhur një incident.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se atje dy persona dyshohet se gjatë këtij manifestimi kanë shpërndarë material propagandues, duke shkruar citate kuranore.
Të dyshuarit janë 48-vjeçar dhe 66-vjeçar, të cilët me këto veprime dyshohet se kanë nxitur përçarje, pasi materialet kanë qenë në kundërshtim me festën që ishte duke u zhvilluar.
Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa po vazhdojnë hetimet.