image Plani i Premier Ligës, të luhen të gjitha ndeshjet brenda katër javëve

Futboll

Futboll/ Plani i Premier Ligës, të luhen të gjitha ndeshjet brenda katër javëve

news image

Premier Liga nuk pritet të filloj as në fund të muajit prill e as në fillim të muajit qershor.

Sipas raportimeve nga Anglia, ekziston një plan që Premier Liga të rifilloj në muajin korrik,transmeton Gazeta Sinjali.

Pas rifillimit, të gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura dhe brenda katër javëve.

Dëshira e bordit drejtues të Premier Ligës është që kampionati të përfundoj dhe jo të anulohet.

Tashmë disa ekipe kanë shprehur dëshirë që ky sezon të anulohet dhe të filloj tjetri.

Gjendja në Angli nga koronavirusi dita e ditës vetëm po rëndohet. Prandaj ekziston një mundësi që kampionati të anulohet plotësisht. /Gazeta Sinjali/