Klubi i Barcelonës është duke u bërë gati që të filloj stërvitjet sa më shpejtë.
Pritet që nga java e ardhshme të fillojnë përgatitjet për fillimin e stërvitjeve, transmeton Gazeta Sinjali.
Mes të martës dhe të enjtës së javës së ardhshme, lojtarët do të bëjnë testet për koronavirus.
Sapo të marrin rezultatet, do të fillojnë me stërvitje individuale me 10 apo 11 maj, shkruan Mundo Deportivo.
Gjatë gjithë kësaj kohe, lojtarët do të jenë të pajisur me doreza dhe do të monitorohen nga trajnerët fizik të klubit.
La Liga pritet të filloj në fillim të muajit qershor nëse çdo gjë shkon sipas planit./Gazeta Sinjali/