Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Sutesk, të Liqeni i Badovcit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë, derisa në rast dyshohet se është i përfshirë edhe një person.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, pasi kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin ku ka ndodhur rasti, tanimë kanë dalë njësitet përkatëse, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.
Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin “, thuhet në njoftimin e policisë.