image Plagosje në Prishtinë, një person dërgohet në Emergjencë

Siguri

Plagosje në Prishtinë, një person dërgohet në Emergjencë

news image

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se një person është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, deklaruan nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/