image “Plagosje e rëndë”, Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg?

Bota e Yjeve

“Plagosje e rëndë”, Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg?

news image

Një ngjarje e pesë viteve më parë që ka protagonistë dy aktorët e humorit, Romeo dhe Donald Veshaj, rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Dy binjakët Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë.

Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët.

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 18) Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tri gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet./cna.al

/GazetaSinjali/