image Plagosje e dyfishtë në Tiranë/ Pas aksidentit të rinjtë u futën në lokal të shikonin kamerat, por nxorrën armët

Shqipëri

Plagosje e dyfishtë në Tiranë/ Pas aksidentit të rinjtë u futën në lokal të shikonin kamerat, por nxorrën armët

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e së shtunës në Tiranë si pasojë e një përplasje të armatosur.

Deri tek sherri ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mediat në Shqipëri raportojnë se fillimisht të rinjtë kanë përplasur mjetet e tyre dhe kanë nisur të konfliktoheshin verbalisht për përgjegjësinë e atij aksidenti.

Persona që ndodheshin në makina, mes tyre dhe të plagosurit Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç janë futur pranë një lokali aty pranë që kishte kamera sigurie dhe mund të kishte regjistruar ngjarjen. Ata kanë kërkuar të shohin pamjet, por për arsye që nuk dihen, ka ‘krisur’ arma.

Për pasojë Gjoka dhe Marashi kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autori është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim, por emri i tij nuk bëhet ende me dije./Gazeta Sinjali/