image Plagosja te kazinoja në Breznicë: Numri i të lënduarëve shkon në tre

Plagosja te kazinoja në Breznicë: Numri i të lënduarëve shkon në tre

news image

Si shkak i një zënke në mes të disa personave, janë shkrepur edhe armët sot në orët e hershme të mëngjesit në brezin kufitar, konkretisht tek kazionot në Breznicë të Komunës së Bujanocit.

Burime nga Prokuroria Themelore e Gjilanit tregojnë për Gazetën Sinjali se tre persona kanë marr lëndime si shkak i gjuajtjeve me armë e të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.  

Lidhur me rastin sipas burimeve nga Prokuroria janë arrestuar 9 persona nga Komuna e Kamenicës, ndaj të cilëve policia ka ngritur kallëzim penal.

Sipas burimeve nga Prokuroria, rasti ka ndodhur në territorin e Serbisë dhe se hetimet për zbardhjen e rastit kanë filluar ku për këtë është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it.

“Deri tek incidenti në mes palëve ka ardhur si pasoj e një problemi të mëhershëm”, thonë burimet nga Prokuroria e Gjilanit.

Rasti në fjalë sipas Prokurorisë është cilësuar si vrasje në tentativë.

/GazetaSinjali/