image Raportimi i Sinjalit/ Plagosja te kazinoja në Breznicë, nëntë kosovarë të arrestuar

Siguri

Raportimi i Sinjalit/ Plagosja te kazinoja në Breznicë, nëntë kosovarë të arrestuar

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes në zonën e fshatit Breznicë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë mori plagë, për çka u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia tashmë e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se nëntë persona janë arrestuar.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë kapur në territorin e Kosovës, nën dyshimet se janë përfshirë në këtë incident.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.“, njofton PK.

Personi që u plagos po trajtohet në Emergjencë, ndërsa Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’.”

/GazetaSinjali/