image Plagosje te kazinot afër Karaçevës, disa persona të arrestuar

Plagosje te kazinot afër Karaçevës, disa persona të arrestuar

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar të shtëna me armë te kazinot në afërsi të fshatit Karaçevë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se sipas informacioneve të para një person është plagosur, teksa disa të tjerë janë arrestuar dhe ndaluar, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Deri më tash Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit. Të njëjtat burime thonë se rasti është pak i komplikuar dhe dyshohet se mund të ketë ndodhur jashtë territorit të Kosovës.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/