Më 9 dhjetor në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë – Durrës u plagos një person, shkruan Sinjali.
Sot, Policia në Shqipëri ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit për këtë plagosje. Bëhet fjalë për Tefik Shehu, 32-vjeçar nga Durrësi.
Ai ngarkohet me veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021.