image Plagoset një korrespodent i Fox News në Ukrainë

Botë

Plagoset një korrespodent i Fox News në Ukrainë

news image

Korrespodenti i Fox News, Benjamin Hall, i cili ishte duke mbuluar luftën në Ukrainë, është hospitalizuar pasi është lënduar derisa ishte duke raportuar afër Kievit.

“Ne kemi informacione minimale tash për tash, por Beni është hospitalizuar dhe ekipi jonë është duke punuar për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin”, ka thënë shefja ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott.

“Siguria e gjithë ekipit tonë të gazetarëve në Ukrainë është prioritet i ynë”.

Lëndimi i Hallit vjen një ditë pas vrasjes së Brent Renaud i cili u vra në irpin.

Një tjetër gazetar, Juan Arredondo është plagosur të dielën në Ukrainë.

Grupet e lirisë së shtypit kanë denoncuar dhunën me të cilën po përballen gazetarët gjatë mbulimit të luftës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, pas vdekjes së Renaud, u bëri thirrje forcave ruse që të “ndalojnë të gjitha dhunën kundër gazetarëve dhe civilëve të tjerë menjëherë”.

/GazetaSinjali/