image Plagoset një 28-vjeçar në Shijak

Rajon

Plagoset një 28-vjeçar në Shijak

news image

Një i ri ka mbetur i lënduar në Shijak, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë.

28 vjeçari, banues në Koxhas, aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:45.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit./Gazeta Sinjali/