image Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Kosovë

Siguri/ Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

news image

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë në ora 21:50 minuta.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës 21:50, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një person të plagosur nga arma e zjarrit, njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësite përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali/