Një 22-vjeçar në Vushtrri ka mbetur i plagosur në këmbë sonte nga të shtënat me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.
“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, nga i cili është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka shtuar tutje ai./Gazeta Sinjali/