Një fëmijë i mitur është plagosur me armë zjarri në këmbë në fshatin Gjegjan të Pukës.
11-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar aksidentalisht nga një 17-vjeçar në rrethana të paqarta, raporton euronews.al.
I mituri është transportuar me helikopter në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.