Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën Ferizaj-Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po punon për t’i identifikuar të dyshuarit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
“Më datën 20.10.2019, rreth orës 03:00, në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë marre tre persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekesor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, konfirmoi Ahmeti./Gazeta Sinjali/