Dy vëllezër në fshatin Bulqizë janë plagosur nga një i ri.
Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësi ka qenë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë 19 vjeçarin.
Policia njofton që janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/