image Plaçkitet taksisti në Prishtinë, hajni ia merr paratë nën kërcënimin e armës

Siguri

Plaçkitet taksisti në Prishtinë, hajni ia merr paratë nën kërcënimin e armës

news image

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga një shofer taksie, se i njëjti është kërcënuar me armë dhe i janë grabitur paratë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person pasi ka hyrë në veturën e taksistit, kishte kërkuar që t’ia bëjë disa para të imta dhe në ballafaqim e sipër nën kërcënimin e armës ia merr 90 euro viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar shofer i një taksi  ka raportuar se një person pasi ka hyrë në veturën e tij  kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërroj në para të imta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës”, thuhet në raport.

Tutje i dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore në vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë rreth 21:30.

/GazetaSinjali/