image Plaçkitet arka e një xhamie në Kamenicë

Siguri

Plaçkitet arka e një xhamie në Kamenicë

news image

Hajnave nuk po mund t’u “shpëtojnë” as vendet që konsiderohen të shenjta, si xhamia, kisha, e objekte të ndryshme fetare, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, më datë 19 janar, një person ka raportuar se persona të panjohur e kanë hapur me forcë arkën e xhamisë.

Këto burime njoftojnë se nuk dihet saktë vlera e parave që është vjedhur nga arka dhe se ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar./Gazeta Sinjali/