image Piratët marrin peng 9 anëtarë të një anije norvegjeze

Botë

Piratët marrin peng 9 anëtarë të një anije norvegjeze

news image

Piratët kanë marrë peng 9 anëtarë të një anije me flamur norvegjez pranë brigjeve të Beninit në Afrikën Perëndimore.

Anija që transportonte gips, një material i përdorur si fertilizues, ishte e ankoruar në momentin e sulmit.

Zyra Ndërkombëtare Detare ka bërë të ditur se Gjiri i Guineas është një nga zonat më të rrezikshme pasi sulmohet shpesh herë nga piratët.

Mbi 62 detarë janë rrëmbyer këtë vit në brigjet e Nigerisë, Guineas, Togos, Beninit dhe Kamerunit.