image Pamje nga Nigeria, shembet ndërtesa 21-katëshe, mbi 50 persona ngecin nën rrënoja

Botë

Pamje nga Nigeria, shembet ndërtesa 21-katëshe, mbi 50 persona ngecin nën rrënoja

news image

Të paktën 50 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë 21-katëshe u shemb në Lagos të Nigerisë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërtesa u shemb rreth orës 15:00, e në mesin e personave që kanë ngecur nën rrënoja janë edhe punonjësit e kompanisë ndërtimore.

Sipas zyrtarëve lokalë, është rritur frika se ka edhe të vdekur, e fotografi rrëqethëse të shkrepura nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Megjithatë deri më tani nga autoritetet nuk është konfirmuar nëse ka viktima, apo nëse ndonjëri nga të lënduarit është në rrezik për jetë./GazetaSinjali/