image Ngjarje e rëndë në Nigeri, policia ekzekuton 18 persona për të vënë në zbatim masat kundër koronavirusit

Botë

Ngjarje e rëndë në Nigeri, policia ekzekuton 18 persona për të vënë në zbatim masat kundër koronavirusit

news image

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Nigeri, ku forcat e policisë dhe ushtrisë kanë ekzekutuar 18 persona, në përpjekje për të zbatuar me çdo kusht masat e bllokadës së Covid-19.

Sipas mediave vendore, ngjarja ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Trazirat janë regjistruar në qytetin e Lagos dhe kryeqytetin Abuja. Grupet e të drejtave të njeriut në Nigeri thonë se shifra e viktimave është më e lartë, sesa vetë numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend.

Deri më tani në Nigeri janë regjistruar 407 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës. Prej këtyre: 128 janë shëruar, 12 kanë vdekur, ndërsa 267 janë ende raste aktive.

Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë.

Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”./GazetaSinjali/