Piratët kanë marrë peng 9 anëtarë të një anije me flamur norvegjez pranë brigjeve të Beninit në Afrikën Perëndimore.
Anija që transportonte gips, një material i përdorur si fertilizues, ishte e ankoruar në momentin e sulmit.
Zyra Ndërkombëtare Detare ka bërë të ditur se Gjiri i Guineas është një nga zonat më të rrezikshme pasi sulmohet shpesh herë nga piratët.
Mbi 62 detarë janë rrëmbyer këtë vit në brigjet e Nigerisë, Guineas, Togos, Beninit dhe Kamerunit.