Pas rënies në dashuri në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, raportohet se çifti Pique dhe Shakira po shkojnë drejt ndarjes.
Gazeta spanjolle “El Periosico” raporton se Shakira do t’i japë fund lidhjes me Piquen pasi ajo e zuri atë me një grua tjetër.
Ajo grua doli të ishte nëna e yllit të ri të Barcelonës, Pablo Gavi, ndërsa Gavi nuk është në dijeni të incidentit.
Çifti ishte i pamartuar, ndonëse lidhja e tyre 12-vjeçare i ka sjellë atyre dy fëmijë, Milanin dhe Sashën.