image Shakira u shfaq me djemtë në vidioklipin e ri, Pique i drejtohet avokatëve

Bota e Yjeve

Shakira u shfaq me djemtë në vidioklipin e ri, Pique i drejtohet avokatëve

news image

Shakira publikoi videoklipin e këngës së saj ‘Acrostico’, me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, dhe zemëroi Gerard Pique.

Ky i fundit kërkoi ndihmën e avokatit të tij, pasi siç pretendonte ai nuk ishte informuar për daljen e tyre në të.

Më konkretisht, videoja e filmuar me sa duket në shtëpinë e tyre të mëparshme në Barcelonë para se të transferoheshin në Miami, shfaqte fëmijët duke kënduar së bashku me nënën e tyre ndërsa e shoqëronin në piano.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Kjo ishte arsyeja pse Pique u zemërua dhe u konsultua me avokatët e tij. “Ai është në gjendje shoku. Ai ka folur me avokatin e tij për të përcaktuar se çfarë veprimesh mund të ndërmerren”, tha Marisa Martin Blazquez.

Ndërkohë, burime pranë Piques, të kontaktuara nga emisioni “Ya es mediodia”, thanë se “Kjo do të shënojë një pikë kthese në marrëdhënien e tyre”./abcnews.al

/GazetaSinjali/