image VIDEO| “Kur të pash me tjetrën më dhembi”, Shakira “nuk i ndahet” Pique-s

Bota e Yjeve

VIDEO| “Kur të pash me tjetrën më dhembi”, Shakira “nuk i ndahet” Pique-s

news image

Këngëtarja Shakira ka ardhur me një tjetër këngë, kësaj here bashkëpunim.

Artistja ka bashkuar forcat me Karol G për t’i dhënë një tjetër mesazh ish-bashkëshortit të saj, futbollistit Gerard Pique.

“Kur të pash me tjetrën, më dhembi” apo “E shoh që do të kthehesh, por me mua s’ka më” janë frazat të cilat i thotë Shakira, ndërsa Karol G e mbështet këngëtaren që prej ndeshjeve të NBA-së muajin e kaluar kur në bluzën e saj lexohej një frazë nga dedikimi i mëparshëm për Pique, “Te quedo grande” – “Isha e madhe për ty”.

Karol G realizoi ëndrrën e saj për një duet me Shakirën në një këngë që për 15 orë ka grumbulluar më shumë se 21 milionë shikime. Teksti thumbues dhe dy vajzat tejet provokuese kanë ngjallur interes në publik.

/GazetaSinjali/