Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur para ndeshjes kundër Torinos.
Pioli do ta këtë në dispozicion Zlatan Ibrahimovicin e rikthyer, ndërsa tregon se ka besimin absolut të skuadrës së tij.
“Jam i qetë, bëj punën time! Klubi më ka dhënë mbështetjen dhe jam i kënaqur nga fjalët e Maldinit. Do të vazhdoj të fokusohem te këto 15 ndeshje, që janë sezoni ynë! Nuk duhet të tolerojmë asgjë, duhet një Milan si ai që kemi parë. Vetëm 3 minuta gabuam në ndeshjet e fundit, ato në derbi pjesën e dytë… Por, ishte mësim për ne”, tha Pioli.
Sipas trajnerit italian, Ibrahimovic kurrë nuk flet kot.
“Ibrahimovic në formë? Kur erdhi te Milani më tha: mister, jam mirë fizikisht, mos u shqetëso! Kur flet Zlatan, kurrë nuk e bën kot… Po e shihni dhe vetë. Si do të kishte qenë Milani me mua që në fillim bashkë me Ibrahimovic? Pyetje e bukur, por nuk i përgjigjem dot”.
“VAR me thirrje nga trajnerët? “Nuk më pëlqen! Ne bëjmë punën tonë, lojtarët punën e tyre dhe arbitrat të tyren, duke ndihmuar njëri-tjetrin… Sidomos, duke u ndihmuar nga teknologjia, por nuk po ndodh shumë”, u shpreh Stefano Pioli. /Gazeta Sinjali/