image "Piloti nuk duhej ta çonte Bryantin në destinacion"

Bota e Yjeve

Helikopteri/ “Piloti nuk duhej ta çonte Bryantin në destinacion”

news image

Një pilot amerikan, i cili ka dashur të mbetet unanim për publikun ka thënë pas vdekjes së basketbollistit Kobe Bryant, se piloti duhet të vazhdojë udhëtimin në përputhje me kushtet, e jo në përputhje me kërkesat.

Kur Kobe Bryant po udhëtonte me helikopter bashkë me vajzën e tij Gianna dhe disa pasagjerë të tjerë, mjegulla ishte shumë dendur dhe dyshohet që arsyeja kryesore e vdekjes së basketbollistit ishte pikërisht mjegulla.

Një pilot që nuk ka dashur të identifikohet, është shprehur për mediat vendore se piloti duhet të vazhdojë udhëtimin në përputhje me kushtet e jo në përputhje me kërkesat.

‘’Ekziston një cytje e brendshme e pilotëve që duhet patjetër të dërgohet udhëtari në vendin ku ka kërkuar. Ky mentalitet është i gabuar. Ai duhet ta vazhdojë udhëtimin në përputhje me kushtet, e jo në përputhje me kërkesat’’ ka thënë piloti unanim.

Ndërkaq një banorë i zonës ku është rrëzuar helikopteri ka thënë se mjegulla atë ditë ishte aq e dendur sa të duket që po noton në një pishinë të mbushur me qumësht./ Gazeta Sinjali/