image Rrëzohet aeroplani ushtarak amerikan, zhduket piloti

Botë

Rrëzohet aeroplani ushtarak amerikan, zhduket piloti

news image

Një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zhdukur pasi një aeroplan luftarak u rrëzua në Detin e Veriut, teksa ishte në një mision stërvitor.

Nuk dihet shkaku i përplasjes, por Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konfirmuan se vetëm një pilot ishte në bord.

Ndryshe, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë filluar ta kërkojnë aeroplanin, por koloneli Will Marshall tha se përpjeket për shpëtim janë duke u zhvilluar, por piloti është ende i zhdukur.

“Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar, por piloti është ende i zhdukur”, tha Marshall. /Gazeta Sinjali/.