Në seancën plenare të mbajtur më 3 dhe 27 nëntor, me propozimin e deputetes, Albena Reshitajt, mbështetur nga 14 deputetë në harmonizim me GP të LDK-së, PDK-së, LVV-së, AAK-së dhe Nisma-AKR-së, e ka miratuar një rezolutë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo vjen pas debatit parlamentar të zhvilluar me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.
Në pikën e parë të kësaj rezolute parashihet që Qeveria e Kosovës së bashku me MSH-në t’i ndërmarrë veprimet e duhura për të rritur numrin e personelit shëndetësor dhe atij të mesëm në Klinikën e Onkologjisë.
Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin e kësaj rezolute.