74 zyrtarë policorë u arrestuan brenda një muaji, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Marrje ryshfeti”.
Këta policë u prangosën përgjatë dy aksioneve të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale.
Aksioni i parë i koduar si “Pika” u zhvillua më 14 mars në pikë kalimet kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, ndërsa i dyti ndodhi më 8 prill nën kodin “Pika 2” në Vërmicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksioni i parë – “Pika”
Më 14 mars, IPK në orët e para të mëngjesit kishte zhvilluar një operacion në Gjakovë e Prizren, ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë, emrat e të cilëve i pati publikuar Sinjali:
• Benon Këpuska
• Uran Mati
• Artan Thaçi
• Kreshnik Arllati
• Afrim Deda
• Gëzim Hoxhaj
• Osman Smaljaj
• Gjemë Hadëgjonaj
• Haki Dobraj
• Ahmet Kasumaj
• Gzim Turkaj
• Hysen Hasani
• Mërgim Bekaj
• Ramiz Ahmeti
• Ismet Deva
• Agron Bejtullahu
• Enis Tortulla
• Isa Ibrahimi
• Sami Hajdari
• Mehmet Mangjuka
• Gzim Shabani
• Demë Lokaj
• Ahmet Shabani
• Isa Dobraj
• Fatmir Sadiku
• Besim Lokaj
• Agim Hadërgjonaj
• Xhevdet Haklaj
• Xhavit Lokaj
• Senat Zherka
• Shaqir Krasniqi
• Labinot Morina
• Avdi Perolli
• Mal Berisha
• Hamëz Puka
• Gani Ahmeti
• Rasim Tolaj
• Bekim Bërdyna
• Fazli Gjonbalaj
• Skënder Meta
• Kadri Selmanaj
• Lush Himaj
• Ismet Tahiraj
• Mehdi Ukshini
• Bardhec Berisha
• Farkë Kumaxhuni
• Burim Kajtazi
• Kolë Biblekaj
• Avni Ahmeti
• Blerim Gjiha
Këta zyrtarë dyshohet se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.
Mirëpo, dy nga zyrtarët e arrestuar, të enjten janë liruar nga paraburgimi. Bëhet fjalë për Senad Zherkën dhe Enis Tortullën.
Aksioni i dytë – “Pika 2”
Një aksion i ngjashëm ndodhi edhe dje (8 prill). Zyrtarët e IPK-së zbarkuan në pikën kufitare në Vërmicë, ku arrestuan 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion.
Këta janë emrat e zyrtarëve policorë që u arrestuan dje:
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhej në njoftimin e IPK-së.
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar për arrestimin e 17 punonjësve të policisë shqiptare në pikën kufitare të Morinës pas një aksioni të përbashkët policor të zhvilluar me autoritetet e Kosovës, në lidhje me korrupsionin e ushtruar në doganë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.