image 26 policët e arrestuar për korrupsion sot dalin para Gjykatës - Sinjali

26 policët e arrestuar për korrupsion sot dalin para Gjykatës

news image

Dje Inspektorati Policor ka zhvilluar aksionin e koduar “Pika 2” në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë të cilit janë arrestuar 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se ndaj të arrestuarve tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor dhe sot pritet të dalin para Gjykatës.

Zyrtarët policorë, me aktvendim të prokurorëve të Prokurorisë Speciale, janë dërguar në ndalim për 48 orë.

26 policët janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

Sinjali dje ka publikuar listën e plotë të të arrestuarve gjatë aksionit “Pika 2”, të cilët janë:

Gjithashtu, Sinjali ka publikuar edhe pamje gjatë aksionit të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin