image Phil Jones afër transferimit te skuadra franceze

Futboll

Phil Jones afër transferimit te skuadra franceze

news image

Bordeaux i ka vendosur synimet për një lëvizje për mbrojtësin e Manchester United, Phil Jones, raporton L’Equipe, përcjellë Sinjali Sport.

Ish-reprezentuesi i Anglisë, një prej lojtarëve fitues të Premierligës në radhët e Djajve të Kuq, ka pësuar një seri lëndimesh në vitet e fundit.

Por rikthimi i tij i fundit në skuadër ka treguar se ai ka ende shumë për të ofruar dhe tani skuadra e franceze po e shikon atë për të forcuar mbrojtjen e tyre në një luftë për mbijetesë në Ligue 1.

Phil Jones është futbollist i Man United që nga viti 2011, prej që iu bashku nga Blackburn Rovers. /Gazeta Sinjali Sporti/