Kompania që ka prodhuar një nga vaksinat antiCOVID, Pfizer, ka thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë efektive kundër COVID-19 për të paktën gjashtë muaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, njoftuan rezultatet e azhurnuara të enjten nga studimi i tyre i vazhdueshëm për më shumë se 44 mijë vullnetarë.
Kompanitë kanë thënë se vaksina ishte 91% efektive kundër sëmundjeve simptomatike dhe ishte edhe më mbrojtëse në parandalimin e sëmundjeve të rënda.
Nuk kishte shqetësime serioze edhe për personat e paktë që janë infektuar edhe pas marrjes së vaksinës, dhe vaksina gjithashtu po funksionon kundër variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut, kanë thënë kompanitë.
Vaksina është e autorizuar për personat mbi moshën 16-vjeçare.
Këtë javë, kompanitë kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe fuqimisht mbrojtëse tek fëmijët e moshës 12 vjeç, bazuar në një studim të 2.260 vullnetarëve amerikanë. /Gazeta Sinjali/